Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomit, Shqipdon Fazliu gjatë raportimit të tij, para Këshillit Prokurorial të Kosovës për raportin tre mujor të këtij viti tha se vërehet një numër i madh i sekuestrimeve, dhe një numër shumë i vogël gjësendeve të konfiskuara në raste të ndryshme penale.
Për periudhën janar-mars 2017, sipas Fazliut, janë gjithsej rreth 7705 asete të ngrira, që arrin vlerën në 10 milion euro, raporton Arbresh.info.
“Bëhet fjalë për një këst që vlera totale e sekuestrimeve arrin në vlerën 10 milion euro. Ndërsa këtë tre mujor kemi zero aktgjykime nga gjykatat për konfiskim të aseteve të ngrira. Vlera e konfiskimit gjatë kësaj periudhe arrin prej 100 mijë euro”, u shprehë Fazliu.
Sipas tij, ka asete, përfshirë kompjuter që janë jashtë përdorimit dhe duhet dhënë para për ti shkatërruar ato, sepse nuk kanë asnjë vlerë.
Sipas Fazliut, nuk ka asnjë kërkesë për shitje të aseteve gjatë kësaj periudhe. Ai tha se ka sekuestrime të shumta, por mungojnë konfiskimet.
“ Ka asete të konfiskuara nga viti 2000 e që në aktakuzë nuk është kërkuar konfiskimi i tyre. Janë të sekuestruara 187 vetura të markave të ndryshme. Numri i aseteve të ngrira është jashtëzakonisht i madh”, tha Fazliu, gjatë raportimit të këtij raporti tre mujor.
Në anën tjetër Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, tha se është i pakënaqur me numrin e konfiskimeve të gjësendeve të paligjshme. Sipas tij, është një dallim shumë i madh mes sekuestrimit dhe konfiskimit.
“Është një diskrepancë e madhe mes sekuestrimit dhe konfiskimit. Kemi një shumë të madhe të sekuestrimit dhe një të vogël të konfiskimit”, u shprehë Lumezi. Ai, kërkoj që llogaridhënia tek prokurorët të rritet’, tha Lumezi.
Kryeprokurori Lumezi, tha se duhet të bëhet një marrëveshje me policinë, që numri i madh i armëve të sekuestruara, të mos shkatërrohen, por t’u jepen në përdorim policisë. Lumezi u shprehë i pakënaqur edhe me luftën e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
“Sa i përket asaj që janë sekuestruar 600 armë të gjata dhe 700 armë të shkurta. Mendoj se duhet të flasim me Policinë e Kosovës që këto armë të mos asgjësohen por tu jepen atyre për përdorim, në mënyrë që të kursehet buxheti i shtetit. Nuk kemi rezultate konkrete te pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit”, u shprehë Lumezi.
Gjatë kësaj mbledhje Këshilli, aprovoi edhe ngritja e efikasitetit në rastet e dhunës familjare.
Sipas, kryeprokurorit Lumezi, prokurorët të cilët do t’i trajtojnë raste e dhunës në familje do të jenë prokuror të specializuar për këtë çështje dhe të trajnuar ndërkombëtarisht.
“Kemi raste të shkeljes së urdhrave mbrojtës, në këto raste prokurorët duhet të ndërmarrin masa ndaj atyre personave që nuk i zbatojnë ato urdhëra, pasi shkelja e këtij urdhëri është vepër penale”, tha Lumezi./Arbresh.info/
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...