Google ADS

Mbi 10 mijë vëzhgues do të monitorojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve

00:47 | 14 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ ka bërë të ditur se rundin e dytë të zgjedhjeve do ta monitorojnë 10,510 vëzhgues.

Yll Buleshkaj, drejtor ekzekutiv i kësaj zyre, ka thënë se në mesin e këtyre vëzhguesve ka vendorë dhe të huaj.

“Përfundimi i procesit të akreditim it dhe riakreditimit të vëzhguesve. I kemi 10,510 vëzhgues që do të vëzhgojnë raundin e dytë nga të cilët, 577 janë nga mediat, 30 nga mediat e huaja, 9,287 vëzhgues nga subjektet politike, 50 nga misionet diplomatike, 319 nga organizatat joqeveritare vendore, 178 nga organizatat e huaja dhe 69 nga Institucioni i Avokati i Popullit”, ka thënë Buleshkaj gjatë mbledhjes së KQZ-së një ditë para zgjedhjeve.

Sipas tij, për rundin e dytë të zgjedhjeve nuk ka pasur interesim të ndonjë vëzhguesi nga shtetet fqinje./rtk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme