Mbi 10 mijë targa të administruara në tërë territorin e Kosovës

11:50 | 27 Shtator 2021
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), kanë bërë të ditur se kanë administruar gjithsej 10 mijë targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.

Pika e kalimit kufitar në Dheun e Bardhë ka regjistruar numrin më të madh të targave, gjithsej 2597.

Ndërkaq Prishtina është qyteti ku janë administruar më shumë targa në qendrat e regjistrimit të automjeteve, me gjithsej 426. /arbresh.info/

Të ngjashme