Mbi 10 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

08:47 | 11 Mars 2021
Arditë Shkodra

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka tejkaluar shifrën mbi 10 mijë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 74.748 raste nga 341.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.674 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.091.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme