Që nga rasti i parë pozitiv me COVID-19 në mars të vitit të kaluar deri më tani në vendin tonë janë kryer mbi 1 milion testime, kështu është bërë e ditur në faqen e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në 24 orët e fundit janë testuar 10,609 persona duke arritur në shifrën e 1,032,013 testimeve të kryera që nga 13 marsi. Nga këto testime të bëra në 24 orët e fundit, 1 mijë e 278 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, 2 mijë e 605 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.
Ndryshe, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se më 4 shtator në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtrirë 1.171 pacientë, prej tyre 1.044 janë të konfirmuar me koronavirus.
Sipas raportit ditor, 73 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 978 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...