Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Korrik 2019 janë 1.724.374.
Krahasuar me Korrik 2018, ky tregues rezulton me rritje 11,4 %. Në Korrik 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 1.176.810. Krahasuar me Korrik 2018, ky numër është rritur me 14,5 %. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë përgjatë shtatë muajve të parë të 2019 është 3.313.762, duke u rritur me 12,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Korrik 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 25,5 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,6 %.
Përgjatë shtatë muajve të parë të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 24,2 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 10,6 %, njofton instat.
Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Korrik 2019, janë 1.463.133 duke shënuar një rritje me 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Korrik 2019, janë 516.173.
Krahasuar me Korrik 2018, ky numër është rritur 10,9 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2019, janë 946.960.
Krahasuar me Korrik 2018, ky numër është ulur 2,4 %.
Numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga territori i Shqipërisë përgjatë shtatë muajve të parë të 2019, është 3.172.613 duke u rritur 10,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./kp/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...