Mbi 1 mijë persona të mitur u akuzuan në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës gjatë vitit që lamë pas.
Saktësisht ky numër është 1 013 persona të mitur, shkruan arbresh.info.
Në raportin “Statistikat e jurisprudencës për persona të mitur” për vitin 2019 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet gjithashtu se më shumë se gjysma e tyre janë dënuar.
Ndërsa numri më i madh i të dënuarve ishte në Gjykatën e Prishtinës.
“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri i personave të mitur të akuzuar në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës në vitin 2019 ishte 1 013 persona. Numri më i madh i të akuzuarve ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej 414 persona, ose 40.9 % e numrit të përgjithshëm. Nga gjithsej 1 013 persona të akuzuar, prej tyre janë dënuar 686 persona, ose 67.7 % e të akuzuarve. Po ashtu, numri më i madh i të dënuarve ishte në Gjykatën e Prishtinës me gjithsej 294 persona, ose 42.9% e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raport.
Ndryshe ku raport u publikuar nga ASK ofron të dhëna statistikore për personat e mitur, të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale në vitin 2019.
Të dhënat për personat e mitur ofrohen sipas gjinisë, nacionalitetit, mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës, llojit të dënimit dhe masave të shqiptuara për kryerësit e veprave penale./arbresh.info/
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...