Google ADS

Mbi 1 mijë euro para të falsifikuara deponohen në tri banka në Kosovë

09:32 | 8 Shkurt 2024
E.G

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka konfiskuar 1 mijë e 731 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas policisë, rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.

Në raportin 24 orësh thuhet se menaxherja e bankës  ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 870 € që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“ Rr. Agim Ramadani, Prishtinë  07.02.2024-09:45. Ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 870 € që dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar .Rasti duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhru në Fsuhë Kosovë ku një punëtore e bankës ka njoftuar se në  bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë  rreth 451 euro.

Sipas policisë, paratë janë konfiskuar.

“Fushë Kosovë, 13.01-07.02.2024. Ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë  rreth 451 € si dhe 2X5 € të letrës  të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti duke u hetuar.”, bën të ditur policia.

Në rastin e tretë, paratë e falsifikuara janë konfiskuar në Gjilan.

Sipas policisë, një punëtor i bankës ka raportuar se në bankën e tyre janë deponuar 400 euro false.

“Rr. Adem Jashari, Gjilan  06.02.2024-10:30. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar  4  kartëmonedha me vlerë 100 € që dyshohet të jenë te falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar si provë materiale për hetime të mëtutjeshme.”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Të ngjashme