Google ADS

Për dy muaj në Gjinekologji u kryen 799 lindje, shërbime obstetrike morën mbi 1 mijë 500 paciente

12:40 | 3 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare, vetëm brenda dy muajve të parë të vitit 2023 ka trajtuar 1 mijë e 542 paciente, të cilat  kanë marrë shërbime obstetrike- gjinekologjike.

Ndërsa gjatë 24-orëve,  klinika ka trajtuar mbi 200 paciente .

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 799 lindje, prej tyre 289 me operacion, 98 si raste urgjente mjekësore.

Në këtë klinikë është aktivizuar zyra e informatave, e po ashtu është bërë përforcimi me staf profesional shtesë (nga stafi i brendshëm), në sallat e lindjes dhe repartet e tjera me ndjeshmëri./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme