Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 1071 ankesa dhe apele nga gjithë procesi i zgjedhjeve lokale të mbajtura me 22 tetor, shkruan arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur Mulë Desku, kryesues i sekretariatit te PZAP-it.
“Ju informojmë se deri me tani ne PZAP për gjithë procesin e zgjedhjeve lokale te mbajtura me 22 tetor 2017 janë paraqitur 1071 ankesa dhe apele”, ka thënë Desku për arbresh.info.
Në mbledhjen që ka mbajtur dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për rinumërimin e plotë të 440 Vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës.
Rinumërimi ka të bëjë me Zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe vjen pas vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim të këtyre Vendvotimeve.
Kujtojmë që të dielën me 19 nëntor mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve në 19 komuna të cilat kanë shkuar në balotazh./arbresh.info/
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...