Mjetet mjekësore të cilat përdoren ne operacione të ndryshme në QKUK, asgjësohen në po në këtë hapësirë. Mirëpo, mbledhja e këtyre mbetjeve bëhet edhe nga kompania “Pastrimi”, e të cilat dërgohen në hapësira të hapura.
Duhet theksuar, se në këto deponi të hapura, ka edhe mbetje spitalore të cilat nuk janë të sterilizuara!
Ky është një grumbull me shiringa, gjilpëra dhe mbetje tjera patologjike nga operacionet që kryhen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Të gjitha këto kalojnë nëpër një mjet, që quhet insenerator dhe i njëjti sterilizon këto mbetje.
Këta kontejnerë mbushen me produktet që dalin pas asgjësimit në sterilizator, dhe ato kalojnë në duart e kompanisë ‘Pastrimi’.
Në këtë kompani thonë se pas marrjes së këtyre mbetjeve, ato hedhen bashkë me mbeturinat tjera në deponinë e Mirashit.
Por, hedhja në ambiente të hapura e këtyre mbeturinave të cilat sterilizohen nuk është e lejuar.
Kështu thonë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Problem të madh paraqesin edhe mbetjet spitalore nga sektori privat i shëndetësisë, të cilat pa u sterilizuar hidhen në deponi të hapura.
Një deponi e tillë është edhe ajo te varrezat në Arbëri.
Këtu, bora i ka mbuluar, por pa asnjë kontroll hidhen të gjitha llojet e mbeturinave, përfshirë edhe ato infektive.
Problemi me këto mbetje, mund të zbutej nëse bëhet shtimi i kapacitetit.
Një sterilizator tjetër në kuadër të QKUK-së është premtuar tash e disa vite nga Ministria e Shëndetësisë .
Në këtë ministri, thonë se po punohet intensivisht që të shtohen kapacitetet infrastrukturore në kuadër të QKUK-së.
Edhe Ministria e Mjedisit është treguar e gatshme të ndihmojë QKUK-në në këtë aspekt.
Në këtë ministri pohojnë se ka ndotje nga mbeturinat infektive për shkak se nuk ka një vend specifik për hedhjen dhe kontrollin e tyre.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024