Problemet me hedhje të mbeturinave, janë të shfaqura anë e mbanë Kosovës, një i tillë ka shqetësuar edhe qytetarët e qytetit të Fushë Kosovës, shkruan arbresh.info
Ata nëpërmjet postës elektronike, kanë shkruar se problemet me deponit ilegale të mbeturinave në hyrje të objekteve banesore në Fushë-Kosovë, sa po vijnë e po rriten.
“Një e tillë është në kryqëzimin e rrugës “Xhemajl Mustafa” me atë “Dardania”, saktësisht përballë furrës “Diti” ,ngjitur me marketin “Viva Fly”, ka shkruar një qytetarë i shqetësuar, transmeton arbresh.info
“Rreziku i përhapjes së infeksioneve është i madh. Po ashtu, edhe rreziku nga grumbullimi i qenve endacakë është shumë i madh. Disa herë kemi kërkuar ndërhyrjen e organeve komunale të Fushë-Kosovës, por deri më tani kanë munguar veprimet nga ana e tyre”, ka vlerësuar qytetari.
“Unë jam banor në kompleksin banesor ku është krijuar kjo deponi, prandaj jeta jonë është kthyer në ferr”, ka shkruar ai derisa ka dërguar edhe disa foto ku shihet gjendja e krijuar.
Nuk jeni njoftuar nga qytetarët, ne, ne kemi mekanizma dhe forma të komunikimit.
Në anën tjetër Jetmir Berisha menaxher i kompanisë “Prishtina” , njësia Fushë Kosovë, ka thënë se ata në vazhdimësi e pastrojnë atë pjesë.
“Aty ka qenë një pikë e kontinierave, mirëpo qytetarët i kanë larguar nga aty, ne ishim dje ne për të i tërhequr ato mbeturina që i kanë i hedh qytetarët e papërgjegjshëm, por nuk kemi mundur të afrohemi, nga vetura e parkur pran mbeturinave”, ka thënë për arbresh.info, Jetmir Berisha, menaxher i kompanisë “Prishtina” njësia në Fushë Kosovë, shkruan arbresh.info
Ndryshe, ne kemi kontaktuar edhe Zyrtarin për Informim, të kësaj komune Ali Topalli, ai ka thënë se ata nuk kanë marrë as një ankesë për këtë çështje./arbresh.info/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...