Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë gjetur eshtra që dyshohen se i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Mbetjet mortore, sipas këtij komisioni, u gjeten në hapësirën e varrezave të Prizrenit, përkatësisht në lagjen “Tusuz”.
“Rasti është trajtuar me prioritet dhe eshtrat e gjetura janë zhvarrosur nga ekspertët mjekoligjor në prezencë të hetuesve të Sektorit të Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e mëtejmë”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se pas ekzaminimeve të nevojshme mjekoligjore do të ketë hollësi në lidhje me rastin, duke përfshirë edhe konfirmimin nëse mbetjet i përkasin viktimave të luftës së fundit në vend./arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele