Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka kërkuar nga Gjykata Speciale të lirojë Veselin deri në fillimin e gjykimit.
“Ky Tribunal është pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt forcimit të shtetit”, tha Ben Emmerson në emër të Kadri Veselit.
Këto komente u bënë në paraqitjen e parë të Kadri Veselit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.
Edhe gjykatësi, Nikola Giju, ka bërë të ditur mundësinë që të kundërshtohet me shkrim vendimi për paraburgim.
Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.
Aktakuza e ngarkon Kadri Veselin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale./arbresh.info/
EKSKLUZIVE| Ish-Presidenti Thaçi pritet të mbrohet në liri, gjykim përmes video telekonferencës
Mbetet në paraburgim, Avokati kërkon lirimin me kusht, Jakup Krasniqi: Duhet të jem në vendin tim
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...