Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, javë më parë ka thënë se Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer, e që një sasi e këtyre vaksinave do t’i jepen Kosovës, për të vaksinuar punonjësit shëndetësorë.
Por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, dhe duket se as nuk do të ndodhë. Serbia i doli në ndihëm Maqedonisë së Veriut, por jo edhe Shqipëria-Kosovës, pavarësisht premtimeve.
Arbresh.info ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë rreth kësaj çështje, e në përgjigjen e tyre le të kuptohet se personeli shëndetësorë do të vaksinohet me vaksinat e siguruara nga COVAX që pritet t arrijnë në Kosovë së shpejti.
Faik Hoti zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, ka thënë se personeli shëndetësor i Kosovës do të vaksinohen në Kosovë.
Sipas tij, Kosovës për fillim do t’i jepen 100,800 doza nga mekanizmi COVAX dhe dozat e para të vaksinës në Kosovë dorëzohen përmes UNICEF-it.
“Personeli shëndetësor i Kosovës do të vaksinohen në Kosovë. OBSH ka miratuar vaksinën AstraZeneca/SKBio dhe SIIL për përdorim emergjent kundër Covid-19. Kjo vaksinë për vendet përfituese, ku bën pjese edhe Kosova (20%) është siguruar nga mekanizmi COVAX dhe dozat e para në Kosovë dorëzohen përmes UNICEF-it. UNICEF ka bërë të ditur se këtyre ditëve shtetet përfituese nga COVAX do të marrin informata nga COVAX në lidhje me hapat e ardhshëm dhe kornizën kohore të alokimit të vaksinës. COVAX ndërkaq, ka bërë të ditur, sipas itinerarit të tyre të shpërndarjes, së Kosovës, për fillim do t’i jepen 100800 doza”, thotë ai.
Hoti thotë se, Kosova është e përgatitur, përfshirë edhe planin e shpërndarjes, ku ka trajnuar edhe personelin që merren me vaksinim.
“Kosova ka përgatitur Planin e imunizimit kundër COVID-19 në detaje, përfshirë edhe planin e shpërndarjes, ka trajnuar personelin që merren me vaksinim, ka përforcuar kapacitetet e Zinxhirit të ftohtë të ruajtjes dhe ka në dispozicion ekipet e vaksinimit dhe logjistiken përcjellëse për krejt këtë proces”, shprehet Hoti.
Ndryshe, arbresh.info ka kontaktuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri, por nuk ka pasur asnjë përgjigje për këtë çështje.
“Fakti që dozat e kësaj jave janë ta pakta, në kuptimin në raport me nevojat e përgjithshme, ne do të japim një kontribut për infektivin e Prishtinës. Ministrja është në kontakt me homologun. Është e rëndësishme që Kosova të ketë gati zinxhirin mbështetës”, është zotuar Rama.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë premtim e pati bërë në janar, se një pjesë të vaksinave Phizer do ta dërgojë në Kosovë, si ndihmë për mjekët.
Aktualisht vendet e rajonit janë pajisur me vaksina të prodhuara në vende të ndryshme. Së fundi, vetë Serbia i ka dhënë një sasi të konsiderueshme të vaksinave Pfizer Maqedonisë së Veriut./arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre