Sot, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, drejtoi takimin e radhës të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit (BPSL), ku të pranishëm ishin Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, Shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), Blerim Isufi, si dhe zyrtarë të institucioneve tjera të sektorit të sundimit të ligjit.
“Konsideroj se është e rëndësisë së veçantë, që jemi mbledhur të gjithë akterët kryesorë të përfshirë në Fushën e Sundimit të Rendit dhe Ligjit. Besoj fuqishëm, se të gjithë ne duhet të punojmë së bashku për të fuqizuar sundimin e ligjit duke i adresuar sfidat ekzistuese. Shpreh përkushtimin tim, se pavarësisht ndryshimeve të fundit, ne do të jemi të përkushtuar që t’u qëndrojmë besnik proceseve të nisura dhe të punojmë edhe gjatë kësaj kohe në të mirë të qytetarëve tanë”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.
Takimet si ky i sotmi, janë të domosdoshme për të siguruar koordinim dhe bashkëpunim më të mirë. Megjithatë, do të propozoja që nga ky takim e tutje, theksoi Ministrja Hoxha, të fokusohemi në krijimin e një mekanizmi përcjellës të këtij koordinimi me qëllim që të gjitha që diskutohen në këtë takim të përcjellën me veprime konkrete, si dhe në takimet e radhës të raportohen veprimet e ndërmarra për të adresuar çështjet e diskutuara.
“Kështu do të mund të nxjerrim rezultatet më të mira nga veprimet konkrete. Ministria e Drejtësisë është e gatshme që të marrë përsipër një koordinim të tillë dhe përcjellje të aktiviteteve”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha. Duke folur për aktivitetet e ndërmarra, ministrja Hoxha, theksoi se pa dyshim se në këtë rrugë është e domosdoshme mbështetja e partnerëve evropianë për të siguruar se jemi ne harmoni me Parimet e BE-së. Ministria e Drejtësisë ka vazhduar punën në prioritetet e veta sipas planit të punës.
“Sa i përket ligjeve të gjyqësorit, ju njoftoj se janë hartuar draftet e Ligjit për KGJK, KPK, Prokurorin e Shtetit, Ligji për Gjykatat, si dhe Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjykatësve dhe Prokurorëve. Gjatë hartimit të këtyre ligjeve është zhvilluar një proces gjithëpërfshirës konsultativ, si dhe janë ndërmarrë hapa me qëllim të rritjes së llogaridhënies dhe efikasitetit. Është hartuar drafti i Ligjit për Prokurorin e shtetit me qëllim të rritjes së numrit të prokurorëve”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.
Ministrja Dhurata Hoxha, ka falënderuar të pranishmit dhe bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme nga të gjitha institucionet evropiane, si dhe nga përfaqësuesit e pranishëm në këtë takim, për të qenë pjesë integrale e vlerave të Bashkimit Evropian. Anëtarët e Bordit trajtuan dhe miratuan disa pika nga agjenda. Në takimin e Bordit Koordinues për Sundim të Ligjit, Përfaqësuesja speciale e BE-së, Eulex-it edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, mbështeten Projektligjin e Ministrisë së Drejtësisë për Përgjegjësinë Disiplinore të gjykatësve dhe prokurorëve.
Në takimin e Bordit Koordinues për Sundim të Ligjit, Përfaqësuesja speciale e BE-së, Eulex-it edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, mbështeten Projektligjin e Ministrisë së Drejtësisë për Përgjegjësinë Disiplinore të gjykatësve dhe prokurorëve.
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet