Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka folur rreth mundësisë që ky subjekt politik në të ardhmen të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti.
Ai ka theksuar se deri më tani brenda PDK-së asnjëherë nuk është diskutuar për një gjë të tillë, por se në të ardhmen nuk i dihet.
“Jam deputet i PDK-së dhe jam pjesë e strukturave të saj. Ju siguroj se në PDK deri më sot asnjëherë nuk është diskutuar për mundësinë e përfshirjes në Qeverinë Hoti.Do të jemi pjesë e një opozitë të mirëfilltë – aty ku është interesi i qytetarëve – dhe kritikuese ndaj vendimeve të Qeverisë që shkojnë kundër interesave të tyre.
Edhe sot kur Qeveria kë sjellë një rishikim të buxhetit, ne kemi zgjedhur një të keqe më të vogël. Nga ky kënd nëse neve na keni parë si pjesë Qeverisë, është opinion i juaji”.
I pyetur rreth një mundësie që PDK t’i bashkohet Qeverisë Hoti në të ardhmen, Gashi është përgjigjur “nuk mund të them se çka mund të ndodhë në të ardhmen”.
“Tash për tash si deputet i PDK-së nuk mundem të parashikoj se çka do të ndodhë të ardhmen. Por, në të tashmen jemi të interesuar që të ndihmojmë rreth temave të mëdha”.
“Mendoj që Kosova ka nevojë për një koordinim dhe unitet më të fortë për temat e mëdha, por Qeveria Hoti dhe Kurti kanë proklamuar një qeveri të shpresës dhe këta i kanë mashtruar qytetarët. Kjo është përgjegjësi e tyre sepse këta e kanë proklamuar dhe nuk është përgjegjësi e PDK-së”.
“Unë mendoj se PDK duhet t’i mbështesë temat e rëndësishme si dialogu dhe lufta ndaj pandemisë. Në këto tema ne duhet me qenë bashkë. Po ashtu mendoj se PDK duhet me qenë në opozitë. PDK nga këndi opozitar duhet t’i mbështesë temat që janë me interes nacional dhe me interes të vendit”.
“Ne jemi duke punuar me strukturën, uroj që sa më shpejt të kalojë pandemia dhe të krijohen kushtet për zgjedhje të reja”.
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...