Tashmë ka arritur lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me Lutfi Hazirin, dhe kryesinë e LDK-së, raporton arbresh.info.
LDK ka filluar mbledhjen në orën 09:00 me kryetarë të Komunave dhe pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit politike në vend.
Pas këtij takimi pritet të deklarohen edhe zyrtarë të kësaj partie, shkruan arbresh.info.
Një ditë më parë partneri i koalicionit nga AKR, Behgjet Pacolli, paralajmëroi mundësinë e largimit të tij për të zhbllokuar ngërçin politik dhe për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve.
Nga ora 10:00 pritet të vazhdojë seanca konstituvie e Kuvendit të Kosovës me të vetmën pikë të rendit të ditës “Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”, shkruan arbresh.info.
Pjesëmarrjen në këtë seancë e kanë konfirmuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LDK-AKR, por nuk dihet nëse edhe minoritetet do të jenë aty.
Një ditë më parë, në takimin konsultativ, deputetët minoritarë e shihnin të panevojshme mbajtjen e seancës së sotme meqë nuk do të marrin pjesë deputetët e koalicionit PAN.
Këta të fundit kanë kërkuar që për javën tjetër të mbahet edhe një konsultim të mërkurën dhe seanca plenare të mbahet të enjten ose të premten./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...