Pushimet janë drejt fundit dhe kjo vihet re qartë në pikën e kalimit kufitar të Morinës në Kukës, ku ka mbërritur edhe fluksi i parë në dalje nga Shqipëria.
Pasi kanë mbaruar pushimet, pushuesit nga Kosova, por edhe emigrantët që jetojnë dhe punojnë në vendet e Bashkimit Europian kanë marrë rrugën e kthimit.
Situata deri më tani paraqitet normale pavarësisht radhëve që krijohen ngaqë fluksi i kalimeve mbetet në masë pothuajse çdo orë të ditës, raporton oranews.
Në dy orare piku, policia kufitare operon me procedurë të përshpejtuar kalimi.
Ditët e ardhshme, sipas autoriteteve, pritet të jenë më të ngarkuara në Morinë. Ndërkohë urdhri i Drejtorit të përgjithshëm të policisë për shtimin e masave të sigurisë ka mbërritur edhe në Morinë ku këtë të enjte vihej re prania e personelit shtesë të policisë kufitare dhe shërbimeve të tjera inteligjente.
Burime thonë se po bashkëpunohet ngushtë me palën kosovare ku dy policitë punojnë në sportele të përbashkëta si në Morinë edhe në Vërmicë. Masat shtesë janë rritur në dalje të Shqipërisë kjo për shkak edhe të frenimit të azilkërkuesve shqiptarë drejt vendeve të BE-së.
Sipas policisë kufitare në Morinë, në këtë pikë kthehen pas deri në 15 persona në ditë kryesisht të mitur e adoleshentë që rezultojnë të pashoqëruar apo pa motivim lëvizjeje.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...