Kylian Mbappe është në mesin e shumë njerëzve të cilët i kanë dërguar mesazhe mbështetëse Marcus Rashfordit, pas penalltisë së humbur në disfatën e Anglisë kundër Italisë në penallti në finale të Euro 2020.
Rashfordi ishte lojtari i parë i Anglisë që e humbi penalltinë duke e goditur shtyllën pingule.
Pas tij dështuan edhe Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, të cilëve goditjet nga pika e bardhë ua mbrojti portieri Gianluigi Donnarumma.
Mbappe, ndërkohë, përjetoi fat të njëjtë në Euro 2020 pasi e humbi penalltinë vendimtare dhe Franca u eliminua në 1/8 e finales në përballje me Zvicrën.
Sipas The Athletic, Mbappe ishte ndër të parët që i dërguan mesazh privatisht Rashfordit pasi ai e humbi penalltinë në finale.
Sipas gazetës britanike, sulmuesi francez e kishte ngushëlluar Rashfordin dhe i kishte bërë thirrje të jetë pozitiv.
Rashfordi kërkoi falje pas ndeshjes për humbjen e penalltisë./Gazeta Express/
Rama ndan pamje nga investimet për transformimin e infrastru...
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...
Zebërvoki eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4