Policia e Tiranë ka arrestuar tre persona të cilët mbanin të fshehur në një banesë emigrantë të paligjshëm.
M. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, M. E., 26 vjeç, banues në Tarablos, Libi, dhe Z. D., 27 vjeç, banues në Casablanca, Marok sipas policisë, mbanin peng 30 emigrantë nga Lindja e Mesme duke kërcënuar familjarët e tyre që të bënin pagesat për transportin e tyre drejt vendin tonë.
“Në banesën e shtetasit M. K., në katin e parë, të tretë dhe te katërt, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 30 persona të shtetësive të ndryshme, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët mbaheshin në këto dhoma, pa u lejuar të dilnin, duke ju marrë mjetet e komunikimit dhe duke i kërcënuar familjarët në vendet e origjinës, për kryerjen e pagesës së transportit të këtyre shtetasve, drejt vendit tonë”, sqaron policia.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 14 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”./Euronws.al/
Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur – Kosova ...
Zbulohet arsyeja pse Florian Wirtz refuzoi Cityn dhe nënshkr...
Kina dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit: Shkelje e sovranit...
14 Qershori, Dita e Çlirimit të Gjakovës
Mbi një mijë gjoba dhe 71 aksidente trafiku në 24 orët e fun...
Hajnat me aksion në Mitrovicën e Veriut, vjedhin 1000 euro n...