Mbajtja e maskave e rekomandueshme

18:46 | 15 Maj 2020
Arbresh.info

Ministri në detyrë i shëndetësisë Arben Vitia i pyetur lidhur me bartjen e maskave se a janë obligative apo jo, ai tha se janë të rekomandueshme.

Vitia nuk e saktësoi se janë obligative, por që duhet të përdoren, transmeton portali arbresh.info.

“Maskat janë të rekomandueshme, duhet të përdoren sipas rekomandimit të IKSHPK-së”, tha ministri Vitia.

Ministri sërish ka bërë thirrje që të respektohen udhëzimet dhe të mos relaksohen qytetarët.

Deri tani Kosova ka 945 raste të regjistruara, 690 të shëruar dhe 29 të vdekur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme