Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se për të tretin vit radhazi, kësaj here në qytetin e Shtimes, nën organizimin e kësaj komune dhe Federatës së Shahut të Kosovës, u mbajt Turneu Memorial i Shahut “Astrit Dehari”.
Siopas njoftimit, një numër i madh lojtarësh, mbi 150 shahiste dhe shahistë nga Kosova, Shqipëria, Lugina, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të botës morën pjesë në këtë turne tashmë tradicional, duke nderuar kujtimin për aktivistin Astrit Dehari, shkruan Arbresh.info.
“Turniri pati dy grupe: grupin (A), ku morën pjesë 135 shahistë profesionistë, aktivë në gara kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe grupin (B), ku morën pjesë lojtarë rekreacionalë, dashamirë dhe dashamirëse të lojës së shahut.”, thuhet në njoftim.
“Në grupin (A) Vendin e parë e fitoi Besim Uruqi, vendin e dytë Eldit Saiti dhe vendin e tretë Endrit Uruqi. Në grupin (B), Vendin e parë e fitoi Bashkim Luma, vendin e dytë Blerim Halimi dhe vendin e tretë Xhevdet Krasniqi.”, njofton VV përmes një postimi në Facebook.
LLV thekson se ky turne, përveç se është një garë e rëndësishme në shah, ka për qëllim të forcojë lidhjet ndërmjet lojtarëve të të gjitha niveleve, të promovojë kulturën sportive dhe të mbajë aktiv si kujtimin për aktivistin tonë Astrit Dehari ashtu edhe kërkesën gjithë popullore Drejtësi për Astritin!/Arbresh.info/
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...