Sot para rektoratit të Universitetit Publik mbahet një tubim kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Tubimi organizohet nga SKV, Grupi Anti-Seksist, Artpolis, USPE dhe ORCA dhe me qëllim adresimin e kërkesave kundër ngacmimeve seksuale në UP.
“Shkarkimi i ish-prorektores Pustina-Krasniqi nuk ka qenë kërkesa e vetme e angazhimit tonë, prandaj angazhimi për plotësimin e kërkesave tjera, vazhdon”, theksojnë organizatorët.
Kërkesat e paplotësuara ende janë:
1. Ndryshimi i Kodit të Etikës për Personelin Akademik dhe futja e ngacmimeve seksuale në dispozitat e tij.
2. Krijimi i Komisionit Hetues me pjesëmarrje të gjerë shoqërore për hetimin e ngacmimeve seksuale.
3. Kërkim falje nga Universiteti i Prishtinës për të gjitha rastet e ngacmimeve seksuale deri tani dhe për mungesën e veprimit për rastet e paraqitura.
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë