Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, në kuadër të “Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë”, organizojnë tryezën diskutuese me temën “Rruga përpara për Efiçiencën e Energjisë në Kosovë.”
Tryeza synon të diskutojë politikat e Kosovës për Efiçiencën e Energjisë, planet e veprimit dhe masat e marra deri më tani, si dhe të ndihmojë në kuptimin e mundësive kryesore dhe barrierave që çojnë drejt një prodhimi të qëndrueshëm të energjisë në vend.
Tutje, diskutimet në tryezë do të trajtojnë sinergjinë midis efiçiencës së energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit, të cilat në të njëjtën kohë kontribuojnë në promovimin e masave më të fuqishme dhe specifike për përdorimin më të gjelbër, më të mirë, dhe më të qëndrueshëm të energjisë në Kosovë.
Tryeza do të mbahet në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Kosovë, në Prishtinë.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë