Google ADS

Mbahet tryezë diskutimi me titull “Procese elektorale të qasshme për të gjithë”.

19:18 | 27 Shkurt 2015
Arbresh Info

Demokracia në Veprim, në bashkëpunim me Handikos kanë organizuar një tryezë diskutimi me titull “Procese elektorale të qasshme për të gjithë”.

Qëllimi i kësaj tryeze ka qenë që të trajtohen mundësitë dhe veprimet e mëtutjeshme institucionale të cilat do të ndikojnë në rritjen e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuar në proceset elektorale në përgjithësi.

Aktualisht në Kosovë personat me aftësi të kufizuar kanë qasje të limituar në procese elektorale, duke filluar nga dita e votimit, ku u mungon qasja fizike, qasja në informata e deri tek pjesëmarrja aktive në trupat e menaxhimit të zgjedhjeve.

Sarah Buchanan, Drejtoreshë e Programit për Demokratizim dhe Qeverisje në USAID Kosovë, ka thënë se Kosova është vendi i parë ku personat me aftësi të kufizuar janë mobilizuar për të monitoruar proceset zgjedhore.

Afrim Maliqi, Drejtor i Handikos ka deklaruar se në Kosovë është duke u rritur vetëdija e institucioneve dhe qytetarëve për rëndësinë e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuar në jetën publike.

Edhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë takim kanë vlerësuar rëndësinë që personat me aftësi të kufizuar të kenë qasje në zgjedhje, duke filluar nga qasja fizike e deri tek angazhimi i këtyre personave për të garuar në zgjedhje dhe për t’u përfaqësuar në institucionet qendrore dhe lokale.

Rukije Gashi nga shoqata e të shurdhëve, ka thënë se sa i përket personave të shurdhër, në Kosovë është bërë shumë në vitet e fundit, pasi që institucionit kanë marr një varg të masave që këta persona të realizojnë të drejtat e tyre elektorale dhe të jenë të informuar në televizionin publik.

Kjo tryezë diskutimi është përkrahur nga USAID përmes IFES.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme