Mbahet tryeza ‘Si të procedojmë me formimin e ushtrisë’?

08:34 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Duke marrë shkas nga diskutimet e fundit në lidhje me transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës si dhe iniciativën për ndryshim të mandatit të FSK-së përmes projekt-ligjit, QKSS sot organizon tryezën e diskutimit me temë: “Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?”.

Sipas njoftimit për media nga QKSS, kjo tryezë ka për qëllim të mbledhë akterët kryesorë për të diskutuar të ardhmen e FSK-së, si dhe duke sjellur një numër të politik-bërësve, studiuesve, akademikëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për të diskutuar alternativat për transformimin e FSK-së, konsensusi politik për transformimin e FSK-së, sfidat që do të përcjellin institucionet e sigurisë në këtë proces, si dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në transformim por edhe në ngritje të kapaciteteve.

Panelistë të kësaj tryeze janë: Haki Demolli, ministër i Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kadri Kastrati, ish-komandanti i FSK-së, Vjosa Osmani, deputete e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja.

Temat për Diskutim:

• A janë shterruar mundësitë për arritjen e transformimit përmes ndryshimit të Kushtetutës?

• A është arritur konsensus politik brenda Kosovës për të filluar transformimin?

• Sa kemi mbështetjen e partnerëve në baza bilaterale?

• A është Kosova praktikisht e gatshme për t’u transformuar në momentin e pikërishëm?

• Si e sheh rajoni krijimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme