Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar mbajtjen e testit me shkrim, në kuadër të procesit të rekrutimit të njëzetekatër (24) prokurorëve të rinj të shtetit, i cili është duke u mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Sipas njoftimit, në testin me shkrim janë duke marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 meshkuj dhe 131 femra, prej të cilëve dy janë pjesëtarë nga radhët e minoriteve, shkruan Arbresh.info.
Kryesuesi i Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, Blerim Isufaj, së bashku me anëtarët e tjerë, është duke mbikëqyrë rrjedhën e mbajtjes së testit me shkrim.
“Ky proces është duke zhvilluar edhe nën mbikëqyrjen e monitoruesve të EULEX-it dhe OSBE-së”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...