Është mbajtur sot testi kualifikues për kandidatët për prokurorë, i organizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në kuadër të procesit të rekrutimit të 18 prokurorëve të Shtetit.
Procesin e testit kualifikues e ka mbikëqyrur Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj dhe anëtari i Komisionit për Rekrutim prokurori Lulzim Sulejmani, njofton kumtesa nga KGJK.
Kryesuesi i KPK-së, Blerim Isufaj, duke ju uruar suksese kandidatëve që iu nënshtruan këtij provimi, vlerësoi rendësin që ka për sistemin prokurorial ky proces, po ashtu potencoi se KPK ka ndërmarrë të gjitha veprimet që ky proces të realizohet në mënyrë profesionale dhe bazuar në meritokraci.
Në testin e sotshëm kanë marrë pjesë gjithsej njëqindenjëzeteshtatë (125) kandidatë, ku gjashtë (6) prej tyre, ishin nga komunitetet jo shumicë.
Testi është mbajtur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...