Google ADS

Mbahet takimi vjetor me Suedinë

17:12 | 18 Maj 2023
E.H

Në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, organizoi takimin vjetor me Suedinë.

Delegacioni suedez kryesohej nga ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Ndërkohë, delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga Bislimi përbëhej dhe nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se bashkëpunimi me shtetin e Suedisë dhe projektet e përbashkëta, ishin në fokus të këtij takimi, ku u rishikuan dhe biseduan projektet ekzistuese dhe format për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona.

Bislimi e falenderoi Qeverinë suedeze dhe popullin suedez për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në shumë procese.

”Sot do të kemi mundësinë të reflektojmë mbi arritjet e deritanishme dhe do të diskutojmë mbi sfidat me të cilat jemi përballur gjatë zbatimit. Dua të ritheksoj se Qeveria e Kosovës vlerëson shumë faktin që ndihma e marrë nga partnerët tanë është e koordinuar, për të arritur ndikimin maksimal, duke e fokusuar këtë ndihmë në projekte brenda fushave të identifikuara si prioritare për zhvillimin e vendit”, tha Bislimi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme