Prokurorët e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Fetije Bajrami – Koordinatore për rastet kundër trafikimit me qenie njerëzore si dhe Shpëtim Peci – Koordinator për veprat penale kundër integritetit seksual, kanë mbajtur takim me akterët te cilët merren me rastet kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe veprat penale kundër integritetit seksual, të regjionit të Mitrovicës.
Pjesëmarrës në takim po ashtu kanë qenë policët hetues të stacioneve policore Mitrovicë Jug, Mitrovicë – Veri, Vushtrri dhe Skenderaj, përfaqësues të Qendrave për Punë Sociale në Mitrovicë dhe Skenderaj, si dhe mbrojtësit e viktimave.
Gjatë takimit janë diskutuar çështjet e zbatimit të Strategjisë Kombëtare Kundër Trafikimit me Njerëz në Kosovë 2022-2026, bashkëpunimi mes të gjithë akterëve dhe trajtimi i rasteve të trafikimit me njerëz, sfidat dhe pengesat që paraqiten në trajtimin e këtyre rasteve, parandalimi i trafikimit me njerëz, përmirësimi i identifikimit mbrojtjes dhe ri integrimit të viktimave të trafikimit, hetimi penal i rasteve me trafikim me qenie njerëzore në përgjithësi, dhe veprave penale kundër integritetit seksual në veçanti.
Në fund të takimit është vendosur që të mbahen takime të rregullta koordinuese./Arbresh.info/
Dugolli: Pse po tjetërsohet prona e Universitetit të Prishti...
E tmerrshme në Vlorë: Nëna përplas disa herë në tokë beben p...
Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zo...
Parashikimi i Motit për Vikend
Çfarë ndryshimesh mund të ndjejnë qentë tek pronarët e tyre?
Si të largojmë frikën nga fluturimi me aeroplanë?