Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit punues kundër Krimit të Organizuar. Takimin e hapi koordinatori nacional Kundër Krimit të organizuar, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra.
Në këtë takim u diskutua për aktivitetet që janë ndërmarrë në luftën kundër kësaj dukurie dhe për përpjekjet maksimale në luftimin e të gjitha llojeve të krimit në Kosovë.
Zëvendësministri Shkodra tha se nuk do të duhej të ketë vakum institucional dhe inkurajoi institucionet e vendit që të vazhdojnë me përkushtim të shtuar në këtë drejtim.
Në këtë takim u diskutua raporti përmbledhës vjetor K2 dhe K3, si dhe u vendos të bëhet vlerësimi i Planit të Veprimit të Strategjisë kundër Krimit të Organizuar në muajin shkurt të vitit 2020./arbresh.info/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...