Anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), prokurori Zejnullah Gashi, po merr pjesë së bashku me përfaqësues të Policisë së Kosovës në takimin e tretë rajonal kundër trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor, eveniment ky i radhës, i cili është organizuar përmes komunikimit në distancë nga Bashkimi Evropian (BE).
Qëllimi i mbajtjes së këtij takimi të rëndësishëm evropian është zbatimi i vazhdueshëm i Udhëzuesit për zgjidhje të qëndrueshme lidhur me mbajtjen e paligjshme, keqpërdorimin dhe trafikimin e armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2024.
Në sesionet e tij po marrin pjesë përfaqësues të BE-së, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe ministrive të punëve të brendshme të shteteve të Evropës Juglindore dhe Lindore, si dhe përfaqësues të sistemeve të drejtësisë, të cilët kanë raportuar për zbatimin e këtij udhëzuesi në vendet e tyre.
Në këtë kontekst, anëtari i KPK-së, Zejnullah Gashi, do të raportojë para pjesëmarrësve për trajtimin nga prokuroritë e Kosovës të veprave penale të mbajtjes së paligjshme dhe trafikimit të armëve, me fokus të veçantë për rëndësinë e Mekanizmit përcjellës për veprat penale karakteristike, përfshirë këtu pashmangshëm edhe armët e vogla dhe të lehta, si dhe përshtatjen e këtij udhëzuesi me juridiksionin e shtetit të Kosovës.
Rrjedhimisht, në të gjitha sesionet e forumit deri tashti janë diskutuar progresi, sfidat dhe nevojat e vendeve pjesëmarrëse, si dhe është bërë prezantimi i planit të veprimit të këtyre vendeve që veprojnë në kuadër të këtij projekti, përfshirë përparimin në qëllimet e përcaktuara dhe nevojat e identifikuara.
Po ashtu pjesëmarrësit janë pajtuar që mekanizmat kombëtarë dhe ndërkombëtarë të angazhohen fuqishëm për të siguruar një mbështetje të planifikuar për zbatimin e këtij udhërrëfyesi, të monitorojnë implementimin e gjetjeve rajonale dhe të bëjnë prezantimin e vazhdueshëm të treguesve kryesorë të performancës.
Me anë të këtij projekti, BE-ja synon të eliminojë qarkullimin e paligjshëm të armëve të kalibrit të vogël në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që krijohet një siguri më e lartë në nivelin evropian. /arbresh.info/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...