Mbahet takimi i parë i nënkomisionit të MSA-së mbi bujqësinë

18:29 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Komisionit Evropian u takuan në Bruksel për të diskutuar zhvillimet në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, pylltarisë, peshkatarisë dhe sigurisë së ushqimit, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) e cila hyri në fuqi në prill të vitit 2016.

Në të gjitha fushat, Komisioni dhe Kosova ranë dakord mbi rëndësinë e implementimit të prioriteteve të Agjendës për Reformave Evropiane dhe Programit të Reformave Ekonomike.

Diskutimi mbuloi një gamë të gjerë temash, të tilla si rritja e kontrollit të importit të ushqimit dhe kafshëve; forcimi i sigurisë së ushqimit brenda Kosovës; sistematizimi i futjes së të dhënave në identifikimin e kafshëve, regjistrimi dhe baza e të dhënave të lëvizjes; menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve, shfrytëzimi dhe konsolidimi i tokës, statistikat bujqësore të importit dhe eksportit dhe performanca e institucioneve përgjegjëse për bujqësinë dhe sigurinë ushqimore.

Konsumatorët e Kosovës e meritojnë të konsumojnë ushqim me të njëjtën siguri dhe cilësi si qytetarët e Bashkimit Evropian. Komisioni theksoi që në mënyrë që kjo të ndodhë, standardet e BE-së duhet të zbatohen në të gjitha nivelet: në kontrollin e importeve dhe eksporteve, në regjistrimin e kafshëve, bazuar në cilat praktika lejohet rritja e ushqimit, në çfarë mënyre është i përpunuar, etiketuar dhe shitur ushqimi.

Një numër i organeve të kontrollit janë të përfshira në garantimin e këtyre standardeve: Zyrtarët e shëndetësisë, inspektorët, veterinerët, laboratorët. Këto janë ekzistojnë tërësisht ose pjesërisht në Kosovë dhe janë në proces të zbatimit të standardeve të BE-së, thuhet në komunikatën për media.

Ka pasur edhe diskutime – ku pjesëmarrësit kanë përcjellë edhe mesazhet kryesore nga organizatat e shoqërisë civile – në një numër sektorësh, siç sektori i sapoformuar i bujqësisë organike, roli i grave në bujqësi dhe masat për të reduktuar ndotësit që prekin tokën bujqësore dhe prodhimin.

Gjatë takimi u diskutuan mënyrat për të ndaluar aktivitetet e dëmshme të tilla si prerjet ilegale dhe shpyllëzimi. Bujqësia dhe sigurinë e ushqimit kanë përfituar nga ndihma e konsiderueshme deri tani, sidomos në kontributin e BE-së për skemën e granteve rurale dhe kjo do të vazhdojë të jetë një prioritet në të ardhmen.

Ndryshe, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) është korniza në kuadër të së cilës administrata e BE-së dhe  Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me  agjendën evropiane.

Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizim Asociimit, i ndihmuar nga Komisioni i Stabilizim Asociimit si dhe nënkomisionet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të acquis të BE-së. Mbledhjet e organeve të MSA-së sigurojnë të dhëna të drejtpërdrejta në raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme