Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, mori pjesë në takimin e ministrave të brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit 2020, proces ky i cili me mjaft sukses u shndërrua në një shteg shumë të rëndësishëm ndërlidhës në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Në këtë takim rëndësi e veçantë iu kushtua propozimit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për lëvizje të qytetarëve në shtetet e Ballkanit Perëndimor me letërnjoftim.
Ministri Veliu, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shprehu mbështetjen e kësaj nisme dhe në të njëjtën kohë përmendi disa nga parakushtet për të cilat duhet të ketë pajtueshmëri nga të gjitha shtetet, dhe në veçanti eliminimin e pengesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës gjatë udhëtimit nëpër Republikën e Serbisë.
Veç kësaj, ministri Veliu prezantoi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që në vazhdimësi ka mbështetur dhe ka treguar një qasje konstruktive për nismat rajonale, të cilat kanë për synim të përmirësojnë dhe lehtësojnë jetën e përgjithshme të qytetarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkaq, në pjesën e dytë të takimit, ministri Veliu përmendi punën e autoriteteve kufitare të Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin me autoritetet kufitare të shteteve fqinje, duke shkëmbyer informata dhe njohuri mbi aktivitetet edhe për gjendjen në lidhje me pandeminë në shtetet e tyre. /arbresh.info/
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...