Sot mbahet takimi i radhës i Këshillit Ministror për Integrim Evropian.
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit, ndërsa takimi mbahet në ora 11:00.
Ndryshe, një ditë më parë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar me shtetet anëtare që në dhjetor të këtij viti të ketë një vendim pozitiv për liberalizim të vizave.
I pyetur nëse Kosova merr mendim negativ nga BE-ja, kush do të jetë përgjegjës për këtë, Hoxhaj tha: “Mendoj që përgjigjet dhe përgjegjësit janë në Bruksel. Ne kemi pasur një proces i cili ka filluar në vitin 2012, procesi ka qenë teknik, është dashur të përmbushen të gjitha kushtet dhe kriteret. Kemi pasur kritere më shumë se sa vendet tjera të rajonit, qoftë Shqipëria, Maqedonia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, por ne kemi pasur vullnet që ta përmbushim këtë udhërrëfyes me të gjitha kriteret dhe tash topi është tek BE-ja”.
Zëvendëskryeministri po ashtu theksoi se Bashkimi Evropian (BE) duhet të dalë me një qartësi, dhe sipas tij nëse nuk do të ketë mendim pozitiv, atëherë ky do të ishte diskriminim i qytetarëve të Kosovës.
Situatë komike në shtëpi, banorët me sfida ndaj njëri-tjetri...
Cili mund të jetë plani i administratës së Presidentit Trump...
Sulmi në Zubin Potok, temë e takimit të ministrave të vendev...
Flasin për Gresën, Arioni pyet Sarën: Si mund të qëndrosh me...
Maqedonci dhe Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së flas...
Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës në qafën malore Buko...