Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se dje është mbajtur takimi i dytë i Këshillit të Partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Delegacioni i Republikës së Kosovës ishte i përbërë nga përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Sipas njoftimit, temat kryesore të takimit ishin bashkëpunimi dypalësh në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, sigurisë, drejtësisë dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës, shkruan Arbresh.info.
“Në këtë takim u theksua rëndësia e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet të dyja vendeve temë të cilës i ka dhënë prioritet edhe Sekretari i jashtëm britanik Lordi David Cameron pas vizitës së tij në Republikën e Kosovës dhe takimet që kishte me krerët e shtetit.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Ndër të tjera, ministria bën të ditur se në këtë takim, në një atmosferë miqësore, u diskutua në detaje për bashkëpunimin dypalësh, u trajtuan marrëveshjet e iniciuara dypalëshe si dhe u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit, veçse mjaft të avancuar, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë./Arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...