Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën masat e mbrojtjes nga pandemia COVID-19 dhe përmes video konferencës ka mbajtur takimin e 180-të me radhë, nën udhëheqjen e kryesuesit, Bahri Hyseni, me ç’rast janë diskutuar pikat sipas rendit të ditës.
Takimi filloi me diskutimin rreth gjendjes aktuale lidhur me pandeminë COVID-19 në sistemin prokurorial në përgjithësi dhe ndikimin e saj në punën e prokurorive, ku u tha se të gjitha objektet e prokurorive të Kosovës janë dezinfektuar. Lidhur me këtë u konstatua se sistemi prokurorial aktivitetet e veta është duke i realizuar në përputhje me masat e marra me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID-19.
Gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së, pas kërkesës dhe propozimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë marrë vendim për caktimin e prokurores Sebahate Hoxha, udhëheqëse të Departamentit për të Mitur dhe prokurores Jehona Grantolli, udhëheqëse të Departamentit të Përgjithshëm në këtë prokurori.
Po ashtu, është miratuar Raporti i Komisionit për Vlerësimin e performancës së 6 prokurorëve me mandat të përhershëm dhe janë zhvilluar dy seanca dëgjimore, ku janë trajtuar raportet e paneleve hetimore lidhur me procedurat disiplinore ndaj dy prokurorëve.
Këshilli Prokurorial i Kosovës, gjatë këtij takimi ka shqyrtuar edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...