Këshilli Prokurorial i Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi Bahri Hyseni, në takimin e sotëm ka miratuar Udhëzimin Administrativ për sigurimin, ruajtjen, qasjen dhe rendin në objektet e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.
Ky akt nënligjor përcakton përgjegjësitë e sigurimit dhe procedurat e kontrollit, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë personat zyrtarë dhe jozyrtarë, të cilët kanë qasje brenda objekteve të sistemit prokurorial.
Gjithashtu, anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë miratuar Raportin e Grupit punues për mbikëqyrjen e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, raport ky, që është në përputhje të plotë me Planin strategjik të sistemit prokurorial 2019-2021, të cilin e ka prezantuar prokurorja në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula.
Po ashtu gjatë takimit është miratuar edhe lista e prokurorëve, të cilët do të vlerësohen gjatë vitit 2020 dhe janë marrë vendime të tjera nga fushëveprimtaria e KPK-së. /arbresh.info/
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...