Në Ndërtesën e Qeverisë, u mbajt gjatë ditës takimi i 11-të i Komisionit për Planifikim Strategjik.
Në këtë takim ishte prezent zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në takim u shqyrtuan aplikacionet për raundin e 10-të të granteve investive dhe aplikacionet për raundin e 30-të për grantet e asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor apo WBIF, përcjell Arbresh.info.
Aplikimet janë përgatitur nga ana e institucioneve të linjës, nën koordinimin e Zyrës së Kryeministrit dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe me institucionet financiare sponsorizuese të tyre, të cilat do të ofrojnë kredi për realizimin e këtyre projekteve. Ato gjithashtu janë konsultuar edhe me Zyrën e BE-së.
Bislimi prezantoi projektet e propozuara të cilat janë katër aplikime për raundin e 30-të të asistencës teknike dhe dy aplikime në kuadër të raundit të 10-të të granteve investuese.
Këto projekte prekin kryesisht fushat e arsimit dhe infrastrukturës. Propozimet u miratuan nga pjesëmarrësit e tashmë do të vijohet tutje me hapat për aplikimin./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...