Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci ka thirrur të hënën një takim konsultativ me partitë politike, një kërkesë kjo e koalicionit PAN i cili po bojkoton vazhdimin e seancës.
Të hënën që shkoi është mbajtur për të katërtën herë vazhdimi i seancës konstituive mirëpo duke dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, shkruan Arbresh.info.
Zyrtarë të PDK-së kanë thënë se pas takimit të sotëm do të vendosin në lidhje me seancën.
Në takimin e sotëm nuk do të marrë pjesë Vetëvendosje ndërkohë që nuk dihet qëndrimi i koalicionit LAA./arbresh.info.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit