Sot do të mbahet vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në të cilën gjasat janë minimale që të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, shkruan arbresh.info.
Thirrjet e mëhershme për vazhdim dështuan disa herë pasi që deputetët e koalicionit fitues të përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën nuk ju përgjigjën ftesës për të marrë pjesë.
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është zvarritur për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme nga koalicioni PAN pasi që Lëvizja Vetëvendosje dhe Koalicioni LAA nuk e votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar, për t’i hapë rrugë formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit.
Një ditë më parë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ekzistojnë gjasat reale të mos mund të mbyllet çështja e konsolidimit të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Kosovës.
“Këto shtyrje edhe pse janë humbje kohe e fitojnë një aspekt tjetër që është një nisje më gjithëpërfshirëse, që mundet me i ba ballë proceseve në vend,” është shprehur Haradinaj.
Sipas analistëve, në këtë situatë, PAN-i duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të plotësuar vendimin e mëparshëm.
“Dhe ta precizojë që mos ushtrimi i kësaj të drejte për motive të interesit politik duhet t’i humbet”, është shprehur analisti Donik Sallova për “arbresh.info”.
Sipas analistit Imer Mushkolaj, qëllimi i PAN-it është që të shkojë në zgjedhje të reja, pas dështimit për një koalicion me AKR-në, e Behgjet Pacollit.
“Nëse PAN-i vazhdon me këtë idenë e bllokimit të seancave, duket se qëllimi i tyre është që vendi të shkojë në zgjedhjet e reja pavarësisht se si do të dalin nga ato zgjedhje”, tha ai.
AKR edhe një herë ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet PAN-it për të votuar Veselin në krye të Kuvendit të Kosovës dhe do të përkrahin një qeveri gjithëpërfshirëse, duke dëshmuar edhe një herë se asgjë nuk ka ndryshuar nga partneriteti parazgjedhor me LDK-në.
Sipas Kushtetutës ky koalicion ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryparlamentar, por Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kundërshtojnë mundësinë që parlamentin ta drejtojë kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli.
Nëse Veseli i merr votat e nevojshme, shumicën prej 61 votash, atëherë hapet rruga për krijimin e Qeverisë së Kosovës në afatin ligjor prej 15 ditësh. I nominuari i koalicionit PAN, është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj./arbresh.info/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...