Sot në Berlin do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj do të përfaqësojnë Kosovën në Samit, ka paralajmëruar se theks i veçantë në samit do t’i jepet mundësisë së vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, që do të sjellë stabilitet edhe më të madh në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se gjatë samitit në Berlin do të bisedohet për mundësinë e vazhdimin e dialogut me Serbinë, që sipas tij, duhet të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare, që do të sjellë stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq, për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dy janë çështjet kryesore para se të fillojë ky samit. E para, që Gjermania dhe Franca të mbështesin Kosovën për liberalizimin e vizave, dhe e dyta, që këto dy vende ta bëjnë të qartë se në dialogun Kosovë – Serbi, tema e ndryshimit të kufijve nuk mund të diskutohet.
Në këtë samit do të marr pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Frederika Migherini.
Ky takim do të paraqesë rast që të bëhen të njohura sfidat dhe të theksohen përpjekjet për pajtim, vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.
Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor po shihet edhe si një mundësi e mirë që vendet e këtij rajoni të përfitojnë nga projektet e përbashkëta që do të mbështeten nga shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, kryesuar nga Gjermania.
Në këtë samit është thënë se mund të diskutohet për taksën e Kosovës prej 100 për qind ndaj importeve të Serbisë, të cilën autoritetet serbe e kanë përmendur si arsye për mosvazhdim të dialogut me Kosovën, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Samiti ka të bëjë me mbështetjen që Gjermania dhe Bashkimi Evropian u japin gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...