Google ADS

Mbahet Simpoziumi i VIII-të Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore

07:47 | 22 Shtator 2017
Arbresh.info

Sot në Prishtinë do të mbahet Simpoziumi i VIII-të Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore me temën “Për shëndetin e kohës së re”.

Në këtë simpozium me temë “Për shëndetin e kohës se re”, përveç profesionistëve dhe ekspertëve vendor, do të marrin pjesë edhe ekspertë/doktorë nga Shqipëria, Maqedonia, Portugalia, Gjermania, Zvicra, Finlanda, Amerika dhe Skocia.

Po ashtu, paralel me Simpoziumin, do të mbahet edhe 4 Workshope me ekspert vendor dhe të huaj.

Simpoziumi organizohet nga Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme