Mbahet sesion shkencor kushtuar jetës së heroinës Shotë Galica

07:53 | 30 Qershor 2017
Arbresh.info

Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkëorganizimi me Kuvendin Komunal të Vushtrrisë do të organizojë sot një sesion shkencor kushtuar jetës dhe veprimtarisë së heroinës shqiptare Shotë Galica.

Ky sesion, i cili do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri në ora 12, organizohet me rastin e 90 vjetorit të rënies së Shotë Galicës.

Me kumtesa shkencore do të paraqitën studiues nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë, të cilët do të trajtojnë personalitetin dhe veprën e heroinës sipas këndvështrimeve dhe burimeve të ndryshme historike.

Kjo luftëtare shqiptare, i përket periudhës në mes të dy luftërave botërore kur shqiptarët e pushtuar u ngritën në në lëvizje kombëtare për çlirimin e trevave të Kosovës dhe më gjerë nga sunduesit serb, e njohur ndryshe edhe si lëvizja kaçake.

Në këtë sesion shkencor, pritet të marrin pjesë personalitete nga jeta akademike, kulturore e politike të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme