Google ADS

Mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

08:43 | 4 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Sot në ora 09:30 do të mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, që kishte ndodhur më 16 janar 2018, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special – Krimet e Rënda.

Sipas njoftimit avokati mbrojtës do të deklarohet para mediave pas seancës, shkruan indeksonline.

Kujtojmë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë më 2 dhjetor ndaj gjashtë personave të nacionalitetit serb, Marko Rashiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Radeta Basara, të cilët ngarkohen për veprat penale, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i pozit ës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i sekretit zyrtar dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare duke manipuluar me provat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme