Ministria e Drejtësisë, me mbështetje të OSBE-së, ka organizuar një punëtori tre ditore me qëllim të finalizimit të akteve normative të cilat rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët të Zotimeve.
Gjatë kësaj punëtorie, përveç ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, punëtoria u përbë edhe nga pjesëmarrësit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Akademia e Drejtësisë, përfaqësues të BE-së, Ambasadës Amerikane, OSBE-së dhe OJQ-ve, me ç’rast po diskutohet më shumë rreth finalizimit të akteve normative që përfshijnë Disiplinën, Integritetin, Performancën dhe Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, përcjell Arbresh.info.
Në fjalen e saj, Haxhiu tha se me këto akte normative, finalizohet procesi që rrjedhë nga Deklarata e Zotimeve, pjesë e reformes në drejtësi, përmes së cilave rregullohet kontrolli i integritetit për gjyqtarët dhe prokurorët, forcohet sistemi i disiplinimit, vlerësimi performances dhe deklarimit të pasurisë.
Po ashtu, janë përfshirë ndryshime të rëndësishme në ligjet që rregullojnë rekrutimin, avancimin dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Aktet normative të finalizuara do të procedohen për votim në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës në javët në vijim.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...