Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu sot ka marrë pjesë në punëtorinë e parë për hartimin e Draft-Kodit të Procedurës Civile, ku është diskutuar për ligjet që do të fuqizohen, parimet që duhet t’i përmbajë ky draft-kod, si dhe sfidat që janë paraqitur gjatë procesit gjyqësor në zbatim të ligjeve konkrete procedurale dhe eliminimin e tyre përmes hartimit të dispozitave normative të reja.
Gjatë kësaj punëtorie, Sallahu tha se Draft-Kodi i Procedurës Civile është vepër me karakter të rëndësisë së veçantë për faktin se ekzekuton dispozita materiale në ligje përkatëse përmes së cilave realizohen të drejtat subjektive të palëve në procedure, përcjell Arbresh.info.
“Pra Kode të tilla shtrojnë rrugën përmes së cilave vihet në lëvizje gjykata për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me karakter civil, në njërën anë, si dhe përmbushen të drejtat dhe detyra e palëve në anën tjetër”, tha Sallahu.
Tutje, Sallahu tha se kodizimi i fushës civile do të rris dukshëm efikasitetin dhe efiktivitetin e zgjidhjes së lëndëve me karakter civil në Republikën e Kosovës dhe sipas tij “Ministria e Drejtësisë nuk do të mungojë në asnjë rrethanë, për asnjë iniciative ligjore që ka për qëllim lehtësimin e qasjes së qytetarëve në sistemin e drejtësisë të ndërlidhur me kthimin e besimit të qytetarëve në po këtë sistem”.
Të pranishëm në këtë punëtori ishin edhe kryesuesi i Këshillit Gjyqësorë, gjyqtarët e fushës civile, ekspertë, si dhe përfaqësues nga projekti EUCOJUST për çka zëvendësministri Sallahu i falënderoi për bashkëpunimin e tyre në hartimin e Draft-Kodit të Procedurës Civile.
“Ky draft-kod, derivon nga obligimet e dala nga koncept -dokumenti i Kodit të Procedurës Civile i cili është miratuar në Qeverinë e Kosova pas finalizimit të Kodit Civil.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info./
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...