Aida Gashi, prishtinasja që u dënua me 100 euro gjobë për shkak të qeshjes në publik, ka mbledhur sërish shoqërinë e saj në të njëjtin vend, në një protestë që e kanë quajtur qesharake. Ajo ka thënë se dënimi i saj është i padrejtë.
“Jam mbledhur me shoqërinë time me qesh në të njëjtën mënyrë që kam qenë duke qesh edhe në momentin kur jam gjobitur. Dënimi ka bërë bujë sepse dënimi ka qenë i padrejtë”, ka thënë Gashi në KTV.
Gashi ka treguar se ndaj kësaj gjobe tash do të bëjë ankesë në Policinë e Kosovës, e në të kundërtën ajo ka thënë se bashkë me avokatin e saj, Tomë Gashi do të vazhdojnë në gjykatë.
Këtë e ka sqaruar më herët avokati Gashi. Ai ka thënë se përmes kësaj ankese, ajo ka për qëllim të sensibilizojë Policinë që të merret me raste më urgjente e jo me të qeshurat e qytetarëve.
Gjoba prej 100 eurosh e Gashit ka marrë vëmendjen e publikut vendas për shkak se është e pazakontë dhe e para e këtij lloji në Kosovë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...