Komisioni Zgjedhor nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i kryesuar nga Dardan Vuniqi dhe dy anëtarët, prokurori Agron Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Sami Istrefi, kanë mbajtur sot procesin zgjedhor për anëtar të KPK-së nga radhët e Prokurorisë Speciale.
Në bazë të kompetencave ligjore, nga radhët e PS-së, nga 16 prokurorë sa ka kjo prokurori, të drejtën për t’u kandiduar për anëtar të KPK-së e kanë shfrytëzuar prokurorët Milot Krasniqi dhe Habibe Salihu.
Në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë pesëmbëdhjetë (15) prokurorë. Pas procesit të votimit, Komisioni Zgjedhor konstatoi se nga ky votim, prokurori Milot Krasniqi ka marrë dhjetë (10) vota, ndërkaq prokurorja Habibe Salihu tre (3) vota, si dhe dy (2) vota të tjera shpallen të pavlefshme.
Komisioni Zgjedhor do të njoftojë Këshillin Prokurorial se nga ky proces i votimit, prokurori që ka marrë më së shumti vota është Milot Krasniqi.
Procesi zgjedhor në Prokurorinë Speciale është zhvilluar pas përfundimit të mandatit të anëtares së KPK-së nga radhët e kësaj prokurorie, prokurores Merita Bina-Rugova./Arbresh.info
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...